MENU
klinika

Bundesliga, java 20

Dortmund nuk del nga kriza, rivalët nuk gabojnë

06.02.2021 - 17:25

Komplikohet shumë situata e Borussia Dortmund në Bundesligë. Verdhezinjtë nuk bëjnë dot dy fitore radhazi, duke humbur ndeshjen e radhës 2-1 në Freiburg. Një rezultat që largon edhe më shumë Dortmund nga Champions League.

Ndërkohë skuadrat rivale të Dortmund kanë fituar të gjitha. Leipzig fiton 3-0 në fushën e Schalkes dhe mban vendin e dytë. Schalke po rëshket gjithnjë e më poshtë, duke qenë vetëm një hap larg rënies në Bundesligën 2.

Edhe Wolfsburg ia del në transfertë, duke fituar 2-0 në fushën e Augsburg, duke mbajtur vendin e tretë. Fitore bindëse për Bayer Leverkusen, që triumfon 5-2 në shtëpi kundër Stuttgart. Mainz mjaftohet me një gol në shtëpi ndaj Union Berlin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN