MENU
klinika

Trëndafilova cakton gjyqtarët

Thaçi dhe tre të akuzuarit e tjerë çojnë në Apel kërkesën për lirim…

06.02.2021 - 18:30

Ditë më parë Gjyqtari i Procedurës Paraprake në kuadër të Dhomave të Specializuara, Nicolla Goillou, kishte refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit për lirim nga paraburgimi.

Pas një zhvillimi të tillë në Hagë, avokatët e të katërve e kanë apeluar një vendim të tillë të francezit në Gjykatën e Apelit në kuadër të Dhomave të Specializuara.

Mbrojtja e Veselit e ka bërë një gjë të tillë më 1 shkurt, ndërsa mbrojtja e Thaçit, Selimit e Krasniqit dy ditë më vonë.

Kjo ka bërë që kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, të caktojë tre gjyqtarë të Apelit të cilët do të merren me shqyrtimin e kërkesës së avokatëve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Këta gjyqtarë janë: Judge Michèle Picard, Judge Kai Ambos dhe Judge Nina Jørgensen

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Çdo herë që nuk biem dakord për diçka…"

“Si janë raportet tuaja me Ramën?”/ Përgjigjet Albin Kurti

Portali i njohur i Brukselit i zbulon “sekretin”

Jeta luksoze e Vuçiçit është e paimagjinueshme për serbët

Përfundon marrëveshja e lëvizjes së lirë

Rikthehen kontrollet në Morinë

Brukseli, jashtë loje nëse Trump fiton zgjedhjet

Dialogu Kosovë-Serbi ndryshon pas 5 nëntorit