MENU
klinika

Me Real Madrid

Shqiptarja realizon tre gola për 155 sekonda

06.02.2021 - 18:41

Në ditën e sotme është regjistruar një rekord në futbollin e femrave. Sulmuesja nga Kosova por me pasaportë suedeze, Kosovare Asllani, ka realizuar tre gola për 155 sekonda me Realin e Madridit.

Në sfidën e kampionatit spanjoll të femrave, Reali i Madridit mposhti Valencian 3-1 me golat e Kosovare Asllanit. Më herët sulmuesja 31-vjeçare ka luajtur edhe me fanellat e PSG-së dhe Manchester City.

Një emër i njohur i futbollit të femrave, teksa Asllani ka qenë e nominuar edhe për “Topin e Artë” për femra. Shqiptarja e ka deklaruar shpesh se ndihet krenare për origjinën e saj.