MENU
klinika

PËRGJIGJET mjeku

Si të shpëtoj nga lëkura e yndyrshme?

07.02.2021 - 08:15

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si të shpëtoj nga lëkura e yndyrshme?

Mjeku: Yndyra e tepërt në fytyrë krijon probleme jo vetëm sepse në një çast të caktuar nis të të shkëlqejë balli dhe hunda, por bashkë me bakteret dhe pluhurat bllokon poret i zgjeron dhe krijon edhe mjedis të favorshëm për zhvillimin e akneve. Laje fytyrën me ujë të ngrohtë. Ai shkrin yndyrën më lehtë sesa uji i ftohtë ose i vakët.Zgjidh larësin e duhur. Cilatdo qofshin preferencat e tua për sapunë ose detergjentë lëng, mos përdor produkte si Dove që kanë elemente të shtuara vajore. Vaji i lajthive të njoma është shumë i përshtatshëm për lëkurën me yndyrë. Nëse lëkura vazhdon të yndyroset duhet të bësh një analizë më specifike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.