Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar një mesazh të fortë politik në rrjetin social “Facebook”.
Kreu i Shtetit shprehet se “treni i integrimit është nisur dhe nuk do të ndalet as pas zgjedhjeve të 25 prillit. Mjerë kush i del para!”
Më herët, sot nga Shkodra presidenti Ilir Meta hodhi poshtë mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa u pyet nga gazetarët lidhur me një skenar të mundshëm nëse rriten shifrat e viktimave nga pandemia Covid-19.
Ndërsa u ndal te thirrjet e ambasadores Yuri Kim për dekriminalizimin, Meta u shpreh se dihet se kush i ka promovuar dhe u ka dalë në mbrojtje personave me probleme, ndërsa kërkoi nga partitë politike të promovojnë figura me integritet.