MENU
klinika

“Nuk ka kohë për gjumë”

Kryeministri Rama në Sarandë, flet për investimet e nisura

07.02.2021 - 10:11

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në zonën e Sarandës ku ka kërkuar që të vazhdojnë me intensitet puna në kantieret e ndërtimit.

Ashtu si në Gjirokastër, edhe në Sarandë kreu i qeverisë i krahasoi me kantieret e ndërtimit në zonën e Thumanës, e goditur nga tërmeti i nëntorit 2019.

Nuk do ja vlente që të linit diçka tjetër që po bënit sot, për të ardhur për folur si për televizor. Duhet të flasim hapur. Nuk dua të them sa shumë kemi bërë për Sarandën, por ta fillojmë aty tek ato gjëra që nuk kemi bërë. Unë dua të përsëris që edhe Saranda, edhe qarku i Vlorës, pavarësisht investimeve të bëra, jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në të gjitha aspektet e tjera. Do ju thosha që të parafytyroni, pamjen e kantierit sot në Thumanë, në Fushë-Krujë apo kudo tjetër në perimetrin e zonës së prekur nga tërmeti, ku pamja është krejt e ndryshme nga dita e nesërme e tërmetit i cili ishte një moment tragjik. Janë pastruar rrënojat, është hapur puna për sistemin nëntokësor, janë hapur themelet e ndërtesave por nuk janë ende banesa për të jetuar. Kështu janë të gjitha aspektet e tjera në arsim dhe në shëndetësi.

Besoj që përpara një kantieri ndërtimi, është e qartë se puna vijon, nuk ka kohë për gjumë. Thjesht projektet janë solide, rruga e nisur është solide. Natyrisht është e lehtë ta thuash, shumë e vështirë ta bësh. Arsyeja se përse duhet të jemi në kontakt, është se pse duhet të vazhdojmë dhe të bëhet një balancë mes atyre që janë bërë dhe ato që nuk janë bërë. Shëtitoret nuk janë vetëm transformimi infrastrukture, por është një rritje në aspektin ekonomik. Po të shohësh xhiron e pronarëve që shfrytëzojnë ambientet në Lungomare janë më të larta se çfarë kanë qenë. Nuk dua të zgjatem më tutje” – tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier