MENU
klinika

U dhunua nga tre shokët e tij

Ndërron jetë te Spitali i Traumës 57-vjeçari nga Ballshi

07.02.2021 - 10:20

Ka ndërruar jetë në spitalin e traumës në Tiranë 57 vjecari Pelivan Sinanrrapaj, banues në qytetin e Ballshit, i cili u rrah nga tre shokët e tij në datën 29 Janar.

Ka qenë pasditja e 29 janarit kur 57 vjeçari Sinorrapaj së bashku me tre shokët e tij, Fitim Zekaj, 42 vjeç, Festim Alimetaj, 53 vjeç, dhe Ferdinand Meraj, 44 vjeç, të tre banues në Ballsh Mallakastër, pasi kishin konsumuar alkool në një lokal në Ballsh, u nisën për në shtëpi, aty ku edhe nisën edhe debatet që përfunduan me plagosjen rëndë të njërit prej tyre.

Nga përdorimi i dhunës së tre shokëve të tij ndaj Sinanrrapajt që atë natë ai u dërgua në spitalin e Ballshit, por nga goditjet e marra u nis për në Tiranë në spitalin e Traumës.

Edhe pse prej ditësh trajtim dhe kontroll të vazhdueshëm nga bluzat e bardha, 57 vjecari ka ndërruar jetë. Mësohet se ceremonia mortore kryhet këtë të dielë në orën 14:00.

Policia, fill pas ngjarjes, kreu ndalimin e tre shokëve të 57 vjecarit, ndërkohë që gjykata mori dhe masën e sigurisë disa ditë më parë.

foto galeri

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier