08.02.2021 - 09:32
Durrësi është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm ditën e sotme, çfarë ka sjellë reshje të shumta të shiut dhe erë të fortë.
Bëhet me dije se janë pezulluar të gjitha aktivitetet e peshkimit deri në një urdhër të dytë.
Edhe sektori i ngarkim-shkarkimit ka pezulluar aktivitetin. Mësohet se tragetet e linjes Durrës-Bari dhe anasjelltas janë nisur dhe kanë mbërritur në orarin e paracaktuar.
I gjithë vendi ditën e sotme dhe në vijim do të përfshihet nga reshje të dendura shiu, çfarë mund të shkaktojë edhe përmbytje.