MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë pasojat afatgjata të alkoolizimit?

08.02.2021 - 09:43

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:Cilat janë pasojat afatgjata të alkoolizimit?

Mjeku: Alkooli shkakton dëme si fizike, konjitive dhe sociale. Konsumi i pijeve alkoolike lidhet me sëmundje të ndryshme të sistemit nervor, kardiovaskular dhe tretës.,

Për shembull, delirium tremens është një episod akut i delirit i shkaktuar nga sindroma e mungesës së alkoolit. Ka dhe efekte fizike si palpitimet, dridhjet dhe konvulsionet. Nëse nuk trajtohet mund të çojë në vdekje.

Alkoolizmi prek shpesh dhe gjuhën dhe koordinimin. Siç është vënë re, pjesa më e madhe e incidenteve rrugore shkaktohen nga njerëz të dehur. Kjo ndodh pasi nën efektin e alkoolit personi humb ndjesinë e frenimit duke bërë sjellje të rrezikshme.

Nga ana tjetër, duhet theksuar se një përqindje e lartë sëmundjesh të mëlçisë vijnë për shkak të alkoolizmit. Arsyeja është se alkooli rrit përqindjen e yndyrës së pranishme në mëlçi, gjendje që shkakton inflamacion dhe me kohën cerozë të mëlçisë.

Gastriti dhe ulçera, ashtu si mungesa e vitaminave, janë të tjera pasoja të rënda. Ky problem mund të prekë dhe jetën seksuale, shikimin, qarkullimin etj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.