Emigrantët që jetojnë në Britani do të kenë të drejtë të vaksinohen kundër COVID-19, pavarësisht nëse ata kanë të drejtën ligjore për të qëndruar dhe punuar në vend.
Lajmin e ka bërë të ditur qeveria britanike, duke shtuar se vaksina nuk do të përdoret për të identifikuar emigrantët ilegalë.
Mediat e huaj shkruajnë se ata që jetojnë në Britani dhe kanë hyrë në vend në mënyrë të paligjshme duhet të kontaktojnë doktorin e tyre lokale, të vaksinohen kur t’i vijë radha.
Qeveria ka thënë se pacientët të cilët janë vaksinuar kundër Covid-19 ose testuar për koronavirus nuk kontrollohen për statusin e tyre të qëndrimit. Britania tashmë u ka dhënë dozën e parë të vaksinës më shumë se 12 milion qytetarëve.
Programi i vaksinimit po zhvillohet më shpejt sesa partnerët e saj evropianë, pjesërisht sepse Britania ishte e para që miratoi vaksinat nga Pfizer dhe AstraZeneca.