MENU
klinika

Dossier/ Pjesa e tretë

Multidisiplina muzikore Në Muzeun Kombëtar

22.10.2018 - 11:19

Koha premtonte e keqe po kjo nuk do të thoshte asgjë për artistët, që në veshjet e tyre sportive si në çdo ditë të fesitvalit, nuk përtonin të shprehnin entuziazmin e tyre shembëllor kundrejt ritmit që quhet tingull.

Një e nga një sa u mblodhën artdashësit pas orës 11 festivali ‘’Fustanella’’ filloi me solon në violinçel në mënyrë të mrekullueshme, po aq sa edhe të shkrirë me kënaqjen e veshit të Redi Hasës.

Biskama e përfundimit të saj ishte e magjishme, po aq sa forca e tonalitetit në notën më të lartë. Nga tronditja dhe dëshira për t’i kushtuar vëmendje notave muzikore deri në lëçitje tingulli si të një balene te thërret turmën e saj për komunikim, apo të një zogu të brishtë që kërkon nënën.

Ishte pak ta përshkuash, thjesht ishte e këndshme, dhe e thjeshta është e bukur. Në këtë ditë të tretë të festivalit Fustanella më 21 tetor morën pjesë Redi Hasa, Michel Godard, Robert Bisha, Mirsad Dalipi, dhe Enver Muhamedi.

Instrumentisti frymor Michel Godard, e ëmbëlsoi më tepër ambientin e hapur të muzeut që po pritej për të shprehur unikalitetin me anë të ndërthurjes së insturmenteve. Pothuasje rrezikoheshin nga diabeti kulturor.

Kulmi i muzikës shpërtheu në një ndërthurje midis instrumenteve, artistëve, llojit të muzikës folk, electronic, jazz në mes të spektaklit.

Qershia mbi tortë ishte muzika me çifteli nga Robert Bisha në shoqërimin e grupit të instrumentave.

Ambienti artistik dhe artdashës u elektrizua nga ritmi i shpërthimit të instrumentisteve në karakterin e tyre artistik. Basisti Enver Muhamedi në shkëmbim me Michel Godard ishin të dy të buzëqeshur.

I shoqëruar nga Robert Bisha buzëqeshja spontane e plot ritmike u shty te bateristi Mirsad Dalipi. Buzëqeshja e Redi Hasës ishte më normalja nga të gjitha, atij i qesh gjithmonë fytyra dhe muzika. Kënga përfundoi e gëzuar në ritmin e buzëqeshjes dhe duartokitjeve të spektatorëve. Më pas disa këngë të tjera në këtë ritëm të mrekullueshëm.

Si ditët e mëparshme dallohesh qartë unikalteti në personalizëm i çdo artisti. Nuk munguan shpërthimet e duartrokitjeve.

Sado asnjëanës nuk mund të rrije indiferent në një ambient që të shpallte art të veçantë dhe të përshkruante gjithë qenien.

Në fund u dhanë mirënjohjet për sponsorat që kishin ndihmuar në këtë festival të veçantë në Tiranë. Evente të tilla nën hijeshinë e fustanellës që bashkon me bukurinë e saj duhet të bëhen traditë e mëvonshme në ditët kulturore të Tiranës edhe në vitet në vazhdim.

Ministria e Kulturës si në këtë radhë duhet ta risjellë e ta bëjë përhershmëri këtë festival.

Në qoftë se do të jepej në sheshin Skënderbej, qytetarët do të ishin 100-fishuar të mrekulluar. Sheshi do të çlodhej nga streset e ditës, minareja do të restaurohej, fëmijët do të dëgjonin me habi. Meqë ra fjala në dy ditë nuk munguan fëmijet e habitur dhe të kënaqur.

Bashkëpunimi i këtij grupi do të vazhdojë festivalin në teatrin e Korçës në datat 22 tetor ora 19. Mos e humbsni të paharrueshmen muzikë multidisiplinare që shpreh me plot gojën dhe me gërma të mëdha ‘’ART’’.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!