Pas nëntë fitoreve radhazi në La Liga, Atletico Madrid është ndalur sontë në shtëpi 1-1 nga Celta Vigo. Edhe pse vendasit përmbysën sfidën në të dytën, e pësojnë në fund.
Luis Suarez barazoi rezultatin në 45’ ndaj Celta Vigo pas një starti të keq me golin e Santi Mina në 13. “Colchoneros” shkuan në pushim të ndeshjes me një barazim të vlefshëm.
“Pistolero” ka realizuar edhe golin e dytë ndaj Celta Vigo dhe Atletico përmbys sfidën e nisur në disavantazh në 50’. Ashtu si te goli i barazimit, uruguajiani ndodhet në vendin e duhur në momentin e duhur, duke përtuar nga asisti i Lodit. Goli i 16-të për të në La Liga, duke kryesuar.
Por kur u mendua se Atletico mori trepikëshin e radhës, miqtë kanë barazuar në 89’ me Ferreyra. Dy pikë të lëna në një sfidë që u mendua se u fitua. Gjithsesi, Atletico Madrid vijon të kryesojë dhe ka edhe 2 ndeshje më pak.