09.02.2021 - 09:12
Greqia po përjeton kohë jo të mira me COVID-19. Shifrat janë në rritje teksa problemi më kryesor mbetet gjendja në spitale.
Ministri i Shëndetësisë, Kikilias ka propozuar që në mars të shtrëngohen masat kufizuese, ndërsa veçanërisht rajoni i Attikës me kryeqytetin e Athinës të futen në një ”Lock-Down” të plotë universal.
Edhe ky plan si shumë të parashikuar në Greqi do të varet nga shifrat, por tashmë autoritetet e vendit fqinj kanë zyrtarizuar se variantet e reja kanë arritur tashmë dhe po përhapen në popullatë.