“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Si mund ta parandaloj fryrjen e barkut dhe kapsllëkun?
Mjeku: Nga simptomat që po më përshkruani bëhet fjalë për kolit. Ajo njihet në gjuhën popullore si “acarim”, i pareteve të zorrës. Fenomen, i cili ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në shfaqjen e problemeve në jashtëqitje, duke shkaktuar konfuzion dhe çrregullime të vazhdueshme në aparatin tretës. Një ndër mënyrat më të mira për të shmangur përhapjen e mëtejshme të këtij koliti është ndjekja e një diete të rregullt ushqimore dhe një regjim i duhur emocional pa luhatje të ndikimeve emotive. Kështu është e këshillueshme për pacientët, që të mos përdoren ushqimet e thata me yndyra, apo me vlera të larta ushqimore, të cilat nuk mund të thithen nga aparati tretës.E rëndësishme është dhe eliminimi i gjërave dhe pijeve me gaz. Ndërkohë që këshillohet konsumimi në masë i ushqimeve të lëngshme si supa. Nëse simptomat shtohen do tju këshilloja analiza më të hollësishme.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.