MENU
klinika

KESH ul shkarkimet

Rriten prurjet në zonën e NënShkodrës

10.02.2021 - 11:34

KESH i ka paraprirë edhe njëherë situatës së krijuar prej reshjeve intensive në Veri-Lindje të vendit dhe në Malin e Zi, të cilat kanë rritur ndjeshëm nivelin e liqenit dhe prurjet në lumin Buna.

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka ulur nga 900 në 700 m3/s shkarkimet nga portat e HEC Vau Dejës.

Situata aktuale në kaskadën e lumit Drin, paraqitet:

Prurjet natyrore në kaskadë janë 1300 m3/s.

Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë:

Hec Fierzë – 490 m3/s nga prodhimi, 300 m3/s shkarkime nga portat.

Hec Koman – 630 m3/s nga prodhimi, 500 m3/s shkarkime nga portat.

Hec Vau Dejës – 412 m3/s nga prodhimi, 700 m3/s shkarkime nga port-at

Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

Hec Fierzë 291.29mmnd, ( kuota max. 296 mmnd)

Hec Koman 171.13 mmnd, ( kuota max. 175.5 mmnd)

Hec Vau i Dejës 72.40 mmnd ( kuota max. 76 mmnd)

Prodhimi në të tre Hec-et është :

Hec Fierzë, 5,650 MWh (ditor)

Hec Koman, 12,449 MWh (ditor)

Hec Vau Dejës, 4,320 MWh (ditor)

Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.

Për çdo ndryshim të dhënash, Korporata Elektroenergjitike do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik si dhe autoritetet përgjegjëse.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kërkohet mbështetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë”

Shkodra jep alarmin: Mbi 2785 Ha tokë e përmbytur