MENU
klinika

Grua e guximshme!

Autorja disidente

10.02.2021 - 16:26

       … i kërkoj vehtes të jem kështu, të jem ashtu; si kjo dhe si ajo dhe më së fundi e gjeta…T’isha një lule are, e vogël dhe me erë. Të çelja në prandverë dhe në vjeshtë të vishkesha në vetminë t’ime.T’isha një lule vjollce në mes te ferrave. Të qëndronja e fshehur, e pa dukur dhe një ditë të zbulohesha prej duarve të dy të rinjve. Prej frike, të larguar prej njerëzis do t’më këputnin, do të dhurohesha te njeri-tjetri në shenjë kujtimi. Do ndëgjonia se ç’flitnin, fjalët e bukura dhe plot shpresë. Do t’më thurrnin dhe mua disa vargje të lehta për hir të dashuris. Nje trendafil i egër te mbinja mbi varrin e ndonjë të riut. Te mirrnja pjesë në lotët që do të derdhnin mbi atë tokë të ftohët.Karafil i kuq të lulzoja dhe me kujdes te vaditesha…një ditë të vendosesha në jakën e palltos. Do të shëtitnja dhe unë rrugët e qytetit, do të kuptonja jetën djaloshare dhe të gjithë do të vështronin atë dhe mua; .. që të dy qenkan të bukur do të thoshin. (Musine…)

      Veprimtare politike dhe kulturore, shkrimtare e shekullit të njëzetë; përkujtohet sot, ditëlindja e intelektuales së spikatur Musine Kokalari (Adanë, 10 shkurt 1917 – Rrëshen, 13 gusht, 1983).

      Së bashku me Selfixhe Ciun e Jolanda Kodrën, ato u njohën si ndër të parat shkrimtare në Shqipëri. Kokalari është ftuar nga Sejfulla Malëshova të bëhej pjesë e Lidhjes së Shkrimtarëve, në kohën pas luftës II. 

Këtë 104-vjetor të lindjes së shkrimtares së parë shqiptare Musine Kokalari, stërmbesa Linda Kokalari, rrëfen jetën e martires në Muzeun Historik Kombëtar, duke apeluar që veprat e saj, të përfshihen në kurrikulat shkollore

“Nuk kam nevojë që të jem komuniste, për ta dashur vendin tim! Unë e dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste. Unë e dua progresin e tij. Edhe pse ju keni fituar luftën, edhe pse ju keni fituar zgjedhjet, ju nuk mund ti persekutoni ata që kanë mendime të ndryshme politike nga ato tuajat. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju po më dënoni për idetë e mia. Unë nuk kërkoj falje, sepse unë nuk kam bërë asnjë faj”.

Ky është qëndrimi i shkrimtares së parë shqiptare, në gjykatë, mbi akuzat që i rëndonin për nënshkrimin e programit antikomunist të hartuar për “instalimin e një sistemi demokratik”, pas të cilit u dënua me 16 vjet (1946-1961) burg.

“Është një kënaqësi e madhe, që e gjithë qëndresa e saj kujtohet, duke qenë shembull i vetëdijes në qëndresë”, – thotë Linda Kokalari.

Kurajën qytetare të Musine Kokalarit, Linda Kokalari e cilëson si një mendim demokrat të gruas shqiptare asokohe, por përpos vuajtjeve që i shkaktoi regjimi komunist gjatë 40 viteve përndjekje, ajo e ka rrëfyer pëmes veprave të saj

“Vepra e saj flet vet, ajo ka shkruar çdo gjë. Në mënyrë të tillë, që kushdo që vjen më pas të informohet mbi të. Çdo gjë ka lënë ajo, mjafton që ta bëjmë të ditur”, – vijon më tej stërmbesa.

Stërmbesa rrëfen se ka ardhur koha që vepra sa Kokalarit, duhet të studiohet edhe të përfshihet e plotë, në kurrikulat shkollore

“Ajo çka është më e rëndësishme për mua dhe ne si familje, është që figura dhe vepra e saj të klasifikohet në kurrikulat shkollore, sepse sa më shumë kalon kohë aq më shumë, brezant harrojnë. Është e rëndësishme që të dihet, se megjithë terrorin e pashoq, ka qenë dikush që ka qëndruar. Edhe ajo, ka qenë një vajzë e re, e bukur, që i ka qëndruar përballë pa pasur frikë”, – thotë Linda Kokalari.

Dosja e Musine Kokalarit u hap në 100-vjetorin e lindjes, ndërsa pasardhësit janë ende në pritje të ndërtimin dhe muzealizimin e shtëpisë në Gjirokastër

Musine Kokalari u rrit mes librave me rrëfenja dhe përralla, mes muzikë tradicionale në vendlindjen e saj, në Gjirokastër. Ajo kreu institutin “Motrat Qiriazi” dhe shkollën e mesme “Nana Mbretëneshë”. Ndërsa, studimet e larta i krue në fakultetin e letërsisë, pranë “La Sapienza”, Itali.

Pas 16 viteve që kaloi në burg, regjimi e internoi në Rrëshen. Torturat morale, fizike edhe psikologjike ishin të mëdha, deri në 13 gusht të vitit 1983, që mbylli sytë, megjithatë sipas Linda Kokalarit, e keqja nuk e rrënoi dot.

“Ajo që mua më ka bërë shumë përshtypje, është mirësia e saj. Ajo ka qenë e rrethuar nga e keqja gati 40 vjet, por kjo e keqe nuk e dërrmoi dhe nuk e rrënoi dot. Nuk e bëri as të keqe, sepse sytë e saj deri në fund ishin të mirë”, përfundon Linda Kokalari.

Disa nga veprat e Musine Kokalarit, janë: “Kolla e vdekjes” (1937), “Siç më thoshte nënua plakë”, “Reth vatrës” apo “Si lindi Partia Socialdemokrate”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen