MENU
klinika

Kupa e Mbretit

Mposhtet Barcelona, rrezikon eliminimin

10.02.2021 - 22:59

Barcelonës do t’i duhet një tjetër mrekulli këtë vit, sërish në Kupën e Mbretit, pasi ka humbur 2-0 në Sevilla përballë ekipet vendas në gjysmëfinalen e parë. Në fushë ishte Messi, por humbja nuk u shmang.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 25-të falë një aksioni individual spektakolar të mbrojtësit 22-vjeçar Kounde. Francezi ka shmangur bashkëkombësin e tij Umtiti me një lëvizje të bukur dhe ka mposhtur Ter Stegen me një gjuajte të fortë dhe të saktë me të djathtën.

Sevilla ka hedhur një hap në finale në minutën e 85-të, kur Rakitic ka ndëshkuar ish-skuadrën e tij. Aspak keqardhje për kroatin, pasi edhe më parë ka luajtur për Sevilla-n. Ndeshja e kthimit do të luhet më 3 mars.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin