Rastet e reja me Covid-19 janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit dhe për këtë arsye u morën masa të tjera kufizuese.
Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi ditën e sotme që të kufizojë orarin e daljes nga ora 20:00-06:00, gjithashtu në të njëjtin orar do të qëndrojnë mbyllur baret e restorantet dhe disa gjimnaze në zonat më të rrezikuara do të vijojnë mësimin online për të paktën 2 javë.
Po me “E Dila Shqiptare”, çfarë do të ndodhë? Gjebrea është shprehur se emisioni do të vazhdojë dhe se ai do e drejtojë nga shtëpia e tij.
“Dita e dytë-pozitiv! Nuk po obobo-hem, sepse me temperaturë jo shumë të lartë jam. E ç’mund të bëjë njeriu i mbyllur në shtëpi? Mendon gjithmonë për punën dhe në fakt, me gjithë vështirësitë që na përballi koha a zhvilloi instiktin e gjetjes së alternativës që në këtë rast do të thotë: E Diela Shqiptare do të zhvillohet të dielën sigurisht bashkë, por nga shtëpia”, shkruan Gjebrea.