MENU
klinika

Kursi i këmbimit

Euro bie në pikën më të ulët prej katër muajsh

22.10.2018 - 13:10

Leku u forcua kundrejt monedhave kryesore në kursin e këmbimit valutor. Duke iu referuar kursit zyrtar të këmbimit, euro u këmbye të hënën me 125.04 lekë. Ky është niveli më i ulët i regjistruar që nga fillimi i muajit qershor. Besohet se Banka e Shqipërisë e ka ndërprerë, ose së paku e ka reduktuar programin e saj të blerjeve të valutës. Kjo ka rikthyer presionet mbiçmuese të monedhës kombëtare në kursin e këmbimit me euron.

Ndërkohë, leku u forcua edhe ndaj valutave të tjera të rëndësishme. Dollari amerikan u këmbye të hënnë me 108.58 lekë, në rënie me 0.66 pikë krahasuar me fundin e javës së kaluar. Në rënie ishte edhe paundi britanik, që u këmbye me 141.5 lekë, gati 0.8 pikë më pak krahasuar me ditën e premte.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kursi i këmbimit

Euro drejt 125 lekëve