MENU
klinika

Arrestimi i gjyqtares

Rama: Lajm i shumëpritur për ne që mbështesim reformën në Drejtësi

11.02.2021 - 15:15

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestrimin e gjykatëses të Krujës pas një hetimi disa mujor nga SPAK.

“Prangosja e gjykatëses famëkeqe të Krujës dhe rrjetit të saj kriminal nga institucionet e reja të drejtësisë, është një lajm i shumëpritur për të gjithë ne, e për të gjithë atë shumicë dërrmuese shqiptarësh, që na kanë mbështetur me zjarr për Reformën në Drejtësi!

Ky lajm duhet të inkurajojë këdo që pret drejtësi për krimet e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar dhe uroj që çuarja e këtij llumi para drejtësisë të vazhdojë!

Kush s’ka kaluar Vetingun duhet të përgjigjet, kush vazhdon të abuzojë meqë s’kalon dot Vetingun, duhet të ndalohet”, shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Profili/ Liroi nga burgu të dënuar të rrezikshëm

Arrestohet për korrupsion gjyqtarja e Krujës