MENU
klinika

Ndalimi vjen një javë pasi...

Kina i pret transmetimet gjigantit britanik BBC World News

11.02.2021 - 18:46

Kanali televiziv britanik BBC World News është ndaluar të transmetohet në Kinë, tha administrata Kombëtare e Radios dhe Televizionit kinez. Ndalimi vjen një javë pasi rregullatori i medias britanike i hoqi lejen e transmetimit televizionit shtetëror kinez.

Në një deklaratë të lëshuar natën e Vitit të Ri Hënor, administrata tha se nga një hetim doli se raportimet e BBC-së për Kinën në BBC World News kishin “shkelur rëndë” rregulloret, duke përfshirë atë që lajmet duhet të jenë “të vërteta dhe të drejta”, kishin dëmtuar interesat kombëtare të Kinës dhe minuar unitetin kombëtar të saj.

Prandaj, thuhet në njoftimin e Kinës, BBC World News nuk plotëson kërkesat për kanalet e huaja që transmetojnë në Kinë dhe kërkesa e saj për një vit tjetër transmetimesh nuk do të pranohet.

BBC-ja tha se ishte e zhgënjyer me vendimin e autoriteteve kineze.

BBC World News që transmeton në gjuhën angleze nuk përfshihet në shumicën e paketave të kanaleve televizive në Kinë, por mund të shihet në disa hotele dhe rezidenca.

Dy gazetarë të agjencisë Reuters në Kinë konfirmuan se kanali nuk shihej më në ekranet e tyre.

Më 4 shkurt, rregullatori i medias britanike Ofcom i hoqi lejen kanalit China Global Television Network (CGTN) për të transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar pasi një hetim zbuloi se leja mbahej padrejtësisht në pronësi të Star China Media Ltd.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN