Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se i takon KQZ-së që të vendos formatin se si do të jetë fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit.
Në një prononconim për mediat, Balla tha se me rëndësi është që fleta të jetë e thjesht dhe që asnjë votë mos të shkojë kot.
PJESË NGA PRONONCIMI ME GAZETARËT
Cili është model i PS për fletën e votimit?
Balla: Unë nuk do doja që partitë politike të hyjnë në një diskutim të tillë. I takon KQZ që të përcaktojë një fletë votimi që të jetë e thjeshtë për qytetarët dhe që mos të çojë asnjë votë të pavlefshme. Në këtë këndvështrim, dua të them edhe një herë vlerësimin tone se për herë të parë qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi që të votojnë për kandidatin që ata duan dhe jo vetëm për subjektin politik. Fleta e votës do të jetë e përbërë nga dy pjesë, kandidati por dhe pjesa tjetër, me numra apo shkurtime, që e cakton KQZ. Eksperienca ka tregtuar qe të përdoren numrat për të arritur në formësimin e një flete votimit të vogël, për t’u administruar.
A po shkon votimi elektronik drejt dështimit?
Balla: Komentet tona janë të qarta, dhe s’do vazhdojmë më me këto diskutime. Është e qartë se disponibiliteti ka qenë që të testojmë teknologjinë e një zone që mos të dështojë ky proces dhe mos të pengojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Nuk e gjej dot arsyen se pse PD s’do që të testohet në Tiranë. Jemi në kushtet e zhvillimit të një para fushatë normale. Uroj që gjithçka të vazhdoj kështu. Nëse i referohemi 12017- 2019, PD dhe LSI që kanë shprehur interes që të futen në zgjedhje, madje një pjesë janë regjistruar. Ndaj në këto kushte, partitë kanë detyrim që të respektojnë normat dhe rregullat e vendosura nga komitetit teknik.