MENU
klinika

Kreu i federatës spanjolle

Rubiales paralajmëron revolucion në La Liga

12.02.2021 - 18:30

Me zhvillimin e futbollit në mbarë botën pritet të pësojë ndryshim edhe kampionati spanjoll i futbollit. Në një intervistë me Radion “Cadena Ser”, presidenti i federatës spanjolle të futbollit Luis Rubiales ka shpalosur një pjesë të planit, të paktën idetë e tij.

“Klubet e mëdha duhet të bëjnë ndeshje pasi ato tërheqin shumë shikueshmëri. Që të marrësh pjesë në të gjitha garat evropiane, duhet të ulësh numrin e ndeshjeve në kampionatin vendas. Ky është plani ynë” – u shpreh Rubiales.

Spanja mund të shkojë drejt një reforme, e cila mendohet në dy mënyra. Mbetet për t’u përcaktuar cila është më e volitshmja. Sipas kreut të federatës spanjolle, më e mundshmja është ulja e numrit të ndeshjeve në kampionat.

“Kemi 38 ndeshje dhe reforma mund të bëhet në dy mënyra. Ulet numri i skuadrave pjesëmarrëse ose ndryshohet formati. Klubet nuk do të pranojnë uljen e numrit të pjesëmarrësve në një ligë, kështu që duhet menduar një format tjetër, ndoshta 33 ndeshje dhe me më shumë se dy El Clasico” – shtoi Rubiales.

Kreu i federatës spanjolle nuk la pa përmenduar edhe Superligën e Europës. Garë kjo që po mendohet nga UEFA. Sipas tij, ky kompeticion nuk do të zhvillohet pasi sforcon ekipet në mbarë kontinentin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin