MENU
klinika

“Doza të tjera do të vijnë”

Brataj tregon se kur do të mbërrijnë në Shqipëri vaksinat e tjera

13.02.2021 - 08:37

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur rreth situatës së pandemisë.

Ai në një intervistë për është shprehur se rreth 7 mijë doza do të vijnë të hënën (15 shkurt) në Shqipëri.

Ai ndër të tjera është shprehur se pati një vonesë të prodhimit të vakisnave, për shkak të mutacioneve të reja kishte një frikës së vakina nuk do të funkdiononte.

“Vaksina është hapi i fundit për t’u mbrojtur nga pandemia. Por për fatin e mirë dolën disa dhe jo vetëm një. Sepse pati një përqendrim të botës së pasur për të zgjidhur një problem botëror. Ritmi i prodhimi i vaksinës u mbështet mbi eksperiencën e MERS-it dhe Ebolës.

Mirëpo me daljen e mutacioneve të reja u ngjallën dyshime, por për fatin e mirë ajo ka efekt. Ne nuk e prisnim që në janar të vinin dozat e para. Por ja ku jemi kur të hënën do të vijnë 7 mijë vaksina“, tha Brataj në një emision në RTSH.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”