MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është lija e ujit?

13.02.2021 - 11:08

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë është lija e ujit?

Mjeku: Lija e ujit është sëmundje ngjitëse e cila shkaktohet nga një lloj i virusit. Më së shumti haset tek fëmijët. Manifestohet me pika të vogla që shkaktojnë shumë kruarje në të gjithë trupin. Trupi i fëmijës suaj mund të kaplohet nga 250 deri në 500 pika të vogla përpara se virusi të përfundojë ciklin e tij. Lija e ujit zakonisht zgjat nga 5 deri në 7 ditë.

Sëmundja e lijës së ujit dikur ishte sëmundje e zakonshme e fëmijërisë, por pastaj u zbulua vaksina parandaluese kundër saj. Tashmë rastet e fëmijëve që preken nga kjo sëmundje janë shumë më të vogla.

Simptomat e Lijës së Ujit

Në fillim ju mund të mos e dini që fëmija juaj është duke vuajtur nga kjo sëmundje, pasi që virusi shkakton simptoma si të një gripi të zakonshëm, të cilat përfshijnë:

  • Temperaturë
  • Ndjenja të përgjumësisë
  • Humbje e apetitit
  • Kokëdhimbje
  • Dhimbje fyti
  • Dhimbje stomaku

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.