MENU
klinika

Bashkëbisedimi me qytetarët

‘1 km rrugë ka një kosto shumë të madhe?’, përgjigjet Rama

13.02.2021 - 11:10

Kryeministri Edi Rama teksa po zhvillon një bashkëbisedim me banorët e kryeqytetit, ka reaguar edhe ndaj zerave se ndërtimi i 1 km rrugë në vendin tonë ka një kosto shumë të madhe.

Duke ju referuar ndërtimit të mbikalimit tek Dogana, Rama tha se kilometrat e rrugëve nuk janë si metrat e territalit që kushtojnë njësoj kudo, por në rrugë varet se ku do të ndërtohet.

‘Përpiqen në mënyrë shumë hileqare, duke krijuar idenë se 1 km rrugë ishte me një kosto shumë të madhe sa bëhet fjalë për një grabitje të shekullit. Po të hysh në atë kantier tek, kur e sheh në atë sipërfaqe pothuajse nuk duket fare. Bëhet fjalë se po punohet në një kantier 20m nën nivelin e Lanës, por ndërtohen 5 tunele për një projekt kaq kompleks. Kilometri i rrugëve nuk janë si metrat e teritalit që kushtojnë njësoj, mund të shes 1 mijë metra terital dhe çdo metër kushton njësoj, ndërkohë që në rrugë varet se ku ndërtohet ai km dhe nga çfarë ndërtohet. Nëse një kilometër në mes të qytetit ose në mes të një zone shkëmbore, është tjetër struktura mbajtëse e të gjitha peshave që kalojnë. Një kilometër linear rruge që ti shtron shtresa dhe heq asfaltin, apo ku ka urë brenda, tunele brenda, nyje e kështu me radhe. Është momenti për ta sqaruar me fakte sepse po punohet atje. Nuk është një moment që tregohet me video apo me letra. Ky është një projekt që po zhvillohet atje. Shpresoj që njerëzit të mos bien pre këtyre projekteve të ulëta te propagandës, thelbi është se çfarë ndërtohet përgjatë këtij kilometri. 1 kilometwr në mal ka tjetër kosto, 1 km në fushë ka tjetër kostot, 1 km linear është tjetër, 1 km ku ka vepra arti është tjetër.’- tha Rama,

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin