Atletico Madrid ka mundur 2-1 Granada-n dhe është kthyer te fitorja në La Liga pas barazimit 2-2 të marrë kundër Celta Vigo-s para pesë ditësh. Ka ndodhur gjithçka në pjesën e dytë në takimin e luajtur në Estadio Nuevo Los Carmenes të Granada-s.
Llorente ka zhbllokuar takimin në minutën e 63-të me një goditje të bukur. Festa e colchoneros ka zgjatur vetëm 3 minuta pasi vendasit kanë barazuar me Herrera-n në të 66-ën. Goli që ka vendosur ndeshjen ka ardhur në minutën e 75-të dhe është shënuar nga Correa, i cili është ndihmuar nga një devijim me fat.
Atletico kryeson La Liga-n me 54 pikë, tetë më shumë se Real Madrid dhe 11 më shumë se Barcelona. Gjithashtu, skuadra e Simeone-s ka edhe një ndeshje për të rikuperuar.