Barcelona për herë të parë ka bindur këtë kampionat, duke fituar 5-1 në shtëpi ndaj Alaves. Një sukses që rikthen katalanasit në vendin e dytë në La Liga, 8 pikë larg Atletico Madrid.
Katalanasit kanë shënuar dy gola të shpejtë me Trincao dhe Leo Messi. 21-vjeçari ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 29-të me një goditje të saktë brenda zonës së rreptësisë. Shtatë minuta më vonë ka ardhur edhe goli i dytë i katalanasve, i realizuar nga Messi.
Gol që është anuluar për pozicion jashtë loje. Nuk ka ndërhyrë VAR në fundin e pjesës së parë, kur Leo ka dërguar përsëri topin në rrjetë me një të majtë magjike nga jashtë zone. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për vendasit.
Miqtë futen në lojë në minutën e 57-të me Rioja. Por vendasit kundërpërgjigjen me dy gola të shpejtë për 2 minuta, 74’ dhe 75’. Trincao shënon golin e tretë dhe sërish Messi të katërtin. Firpo pesë minuta më vonë vulos fitoren e thellë 5-1.