MENU
klinika

“Asnjë aks nuk është i bllokuar”

Kreu i Emergjencave Civile: Vështirësi lëvizje për shkak të ngricave, drejtuesit të kenë kujdes

14.02.2021 - 08:24

Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako foli në një lidhje telefonike për News24 për situatën në vend për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të borës. Çako tha se nuk ka asnjë aks të bllokuar, por se për shkak të ngricave lëvizja ka vështirësi dhe apeloi drejtuesit e mjeteve për kujdes.

Ai deklaroi se reshjet e dëborës do të vijojnë në zonat malore, ndërsa prezenca e akullit është pothuajse në të gjithë vendin. Sa i përket Lezhës, Çako tha se situata është normale.

“Asnjë aks rrugor për momentin nuk është i bllokuar.
Prrenjas-Librazhd dhe rruga në drejtim të Korçës, nga Tirana Elbasan është e hapur. Kuptohet që ka vështirësitë e veta për shkak të ngricës në rrugë dhe për shkak të mundësisë së kufizuar të parakalimit duhet të ketë kujdes. Temperaturat do të shkojnë ekstremisht nën zero.
Mund të ketë probleme për ata drejtues që nuk ka zinxhirë ose nuk i kanë mjetet me goma dimri. Reshjet dëbore do ketë në zonat malore, por prezenca e akullit është shumë e madhe për shkak të përfshirjes së gjithë vendit nga reshjet e dëborës.
Aktualisht jam në Lezhë, ku situata është normale, po vazhdojnë të qarkullojnë, të lëvizin dhe ato mjete që kanë qenë të bllokuara”, deklaroi Çako.

Nga Lutfi Dervishi

Burg, burg, burg….

“Do keni paga të ngjashme ose më të mira sesa në Greqi“

Rama fton emigrantët të kthehen në Shqipëri

“Po të ishte e vërtetë s’do të ishin ‘prerë kokat’ nga radhët e PS”

Drejtësia e kontrolluar nga qeveria? Rama u përgjigjet kritikëve

“Në 2030 të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel”

Rama kërkon votën e emigrantëve në Greqi: Ta bëjmë Shqipërinë anëtare me të drejta të plota në BE!