MENU
klinika

Si vijon renditja? Rezultatet në kohë reale

Vazhdon numërimi i votave në Kosovë/ Deri tani kryeson LVV

14.02.2021 - 21:43

Prej orës 20:00 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas KQZ, deri tani kryeson LVV.

Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 45.67% të votave.

Sipas këtyre rezultateve, PDK-ja ka 19.26%, LDK-ja 13.79%, AAK-ja 8.83 %, ndërkaq Nisma Socialdemokrate 2.91%.

KETU KENI REZULTATET NE KOHE REALE

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha se qytetarët e Kosovës treguan kulturë të lartë demokratike në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Inkurajojë këshillat e vendvotimeve që gjatë procesit të numërimit të fletëvotime votimeve t’i zbatojnë të gjitha procedurat e numërimit të votave me qëllim që vullneti i qytetarëve të respektohet”, tha Daka.

“Sot Kosova tregoi shembull sesi duhet të organizohen zgjedhje pavarësisht sfidave të shumta”, shtoi ajo.

Sipas KQZ-së, dalja në këto zgjedhje ishte mbi 47 për qind, që krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019 është më e lartë, pasi më 2019, dalja kishte qenë 44.18 për qind.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“LVV fitoi zgjedhjet parlamentare në Kosovë”

DW: Dy partitë tradicionale LDK dhe PDK kanë…