MENU
klinika

“Shtimi i rasteve me Covid kambanë alarmi”

Manastirliu: Ja sa doza vaksinash vijnë sot! Premtimet e çudibërësve nuk janë…

15.02.2021 - 11:01

Shtimin e rasteve me Covid ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e shikon si një kambanë alarmi. Në fjalën e saj në Kuvend, Manastirliu bëri thirrje që të zbatohen masat, me qëllim që mos rrezikohen familjet dhe sistemi shëndetësor mos të vihet në vështirësi.

Spitalet dhe ministrja, nuk e parandalojnë virusin. Ajo kërkoi nga qytetarët shqiptarë që të bëjnë atë që bën gjithë bota, të respektojnë masat.

“Shtimi i  infektimeve mbetet një kambanë alarmi. Nuk mund të rrezikojmë më familjarë nga mungesa e kujdesit dhe e vigjilencës dhe të vendosim në vështirësi sistemin tonë shëndetësor. Nuk e di nga mund ti burojë frymëzimi disave se pandemia ka ikur. Virusi nuk ka ikur dhe do të vazhdoje të jetë. Pyetja është çfarë do bëjmë ne, çfarë do bëjnë të rinjtë, bizneset dhe shoqëria

Përgjegjësia e sjelljes së qytetarëve është një e vërtete e pranuar botërisht. Nuk shoh arsye pse Shqipëria duhet të jetë ndryshe nga cdo vend i botës. Spitalet nuk e parandalojnë virusin. Spitalet janë për trajtimin dhe kurimin e pacientëve. Mos mendoni se po përpiqem që të largoj ndonjë përgjegjësi nga vetja, apo sistemi. Në si qeveri po shërbejmë me përkushtim me të gjitha forcat tona dhe duhet të gjithë të dimë që nuk janë të pafundme”, u shpreh ministrja.

Sot dhe ministrja, do të vihen në punë spitalet rajonale, ndërsa u shpreh se po sot do të vijnë 7020 doza të reja vaksinash.

“Duke filluar nga sot do të aktivizojmë spitalet rajonale, duke filluar me Durrësin dhe Shkodrën e më tej me Vlorën, Korçën dhe Elbasanin. Nëse do të ketë mbingarkesa me këto spitale do të vijohet me skenarët e dytë dhe të tretë për të aktivizuar në kapacitet të plotë pasionet covid brenda strukturave të spitaleve rajonale.

Ndërkaq 7020 doza vaksinash vijnë sot nga kontrata me Pfizer. Ne do të lëvizim cdo gur për të vaksinuar popullatën. Siç bëmë me Pfizer do të bëjmë me dozat e AstraZenecës dhe po punojmë për lidhjen e marrëveshje direkte për të siguruar më shumë doza vaksina”, u shpreh ministrja.

Ndërsa për opozitën kishte këtë përgjigje: “Premtimet e çudibërësve që kur nuk kanë asgjë në dorë besojnë se mund të mposhtin pandeminë nuk janë zgjidhje. Zgjidhjen do ta gjejmë tek zbatimi i masave. “

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fjalimi gjatë mbledhjes së komitetit teknik

Manastirliu: Më 15 shkurt mbërrin sasia tjetër e vaksinave Pfizer