MENU
klinika

COVID-19 në Shqipëri

Ulet numri i rasteve të reja në 24 orë, 12 qytetarë humbin jetën

15.02.2021 - 17:45

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 775 raste të reja me koronavirus, një shifër shumë më e ulët se ajo e djeshmja.

Fatkeqësisht 12 persona kanë humbbur betejën me koronavirusin, duke e çuar në 1567 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 2698 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 775 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

298 raste në Tiranë, 74 në Lushnje, 64 në Vlorë, 58 në Kavajë, 32 në Shkodër, 30 në Korçë, 29 në Sarandë, 25 në Berat, 22 në Fier, 20 në Durrës, 18 në Mallakastër, 15 në Delvinë, nga 9 raste në Kamëz, Kolonjë, nga 6 raste në Kukës, Pukë, nga 5 raste në Mirditë, Peqin, Gramsh, nga 4 raste në Devoll, Tepelenë, Kuçovë, Vorë, nga 3 raste në Gjirokastër, Ura Vajgurore, Dibër, Skrapar, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Has, Librazhd, Përmet, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Mat, Pogradec, Shijak, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 972 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 57,736 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 547 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID.  6 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri të moshave 50-76 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (15 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore         775

Të shëruar në 24 orë      972

Të shtruar në spitale      547

Humbje jete në 24 orë   12

Testime ditore                2698

Testime totale           416,976

Raste pozitive            93,850

Raste të shëruara        57,736

Raste Aktive               34,547

Humbje jete                1,567

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   20505

Fier        2952

Vlorë                      1801

Durrës                   1718

Elbasan                 1307

Shkodër               1500

Lezhë   1127

Korçë   1018

Berat                     1018

Gjirokastër 855

Kukës   429

Dibër    317