MENU
klinika

Mesazhi i Presidentit

Shemsi Prençi jep dorëheqjen si këshilltar i Metës për Çështjet e Emergjencave

16.02.2021 - 13:19

Shemsi Prençi ka dhene dorëheqjen nga detyra e këshilltarit te presidentit Ilir Meta per Çështjet e Emergjencave.

Lajmi eshte bere i ditur nga presidenti Ilir Meta.

REAGIMI I METES
Këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile, z.Shemsi Prençi, pasi më informoi si çdo ditë, për situatën e përmbytjeve në mbarë vendin dhe gjendjen e banorëve në zonat e bllokuara nga dëbora, më njoftoi sot dorëheqjen e tij nga kjo detyrë, për shkak të angazhimeve të tij të reja në të ardhmen.
E falenderova për këshillat e vlefshme, përkushtimin, korrektësinë, profesionalizimin dhe ndjenjat atdhetare të dëshmuara prej tij gjatë bashkëpunimit tonë të frytshëm për gati dy vite.
Duke e pranuar dorëheqjen e z.Prençi, i urova suksese për të ardhmen. 🇦🇱

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN