Drejtorët e Bordit të Kongresit Panshqiptar Amerikan (KPA) u takuan me z. Shaip Kamberi, kryetar i PVD-së dhe deputet i Parlamentit të Serbisë.
Në takim u diskutua si të punohet bashkë për të çrrënjosur racizmin instituticional në shtetin e Serbisë. Manifestimi më i ri i racizmit të tillë ishte vendimi i Gjykatës së Lartë Serbe për të shpallur si të ligjshëm termin përbuzës “shiptar”.
“Me këtë vendim, si dhe me shkeljen e të drejtave themelore për arsimim, punësim, shprehje kulturore, përfshirë pasivizimin sistematik të adresave të shqiptarëve, fshierjen e emrave të shqiptarëve nga listat e votuesve, refuzimin të njihen diplomat nga Kosova, dhe frikësimin ushtarak, është koha të bëhet e qartë për krejt botën që në Beograd ende sundojnë pjella politike e Millosheviqit”, tha z. Kamberi.
Pjesëmarrësit diskutuan mënyra si të ngrisin ndërgjegjësimin për gjendjen e keqe të këtij regjioni të neglizhuar tek autoritetet në Washington D.C.
“Serbia po vazhdon të jetë forca më destabilizuese në Ballkanin Përendimor”, shtoi z. Bruno Ceka, kryetari i KPA-së. “Integrimi regjional dhe përparimi varen nga paqja dhe stabiliteti. Kjo do të ndodhë kur Serbia, më në fund, fillon të respektojë të drejtat e patjetërsueshme të qytetarëve të saj dhe sovranitetin e fqinjëve të saj.”
Ne pajtohemi me Ambasadën e Amerikës në Beograd që gjuha e urrejtjes në Serbi është e rrezikshme dhe shkakton “dhimbje dhe ndasi që zgjatë”. KPA thërret SHBA-në dhe BE-në të mbrojnë të drejtat e popullatës shqiptare që po tkurret në Luginën e Preshevës për shkak të pastrimit etnik sistematik nga forcat e heshtura të diskriminimit strukturor. Poashtu u bëjmë thirrje qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës të krijojnë strategji dhe programe të cilat do të sigurojnë ekzistencën e vazhdueshme të shqiptarëve në tokat e tyre autoktone në jugun e Serbisë.
* KPA është organizatë jopërfituese e krijuar të forcojë lidhjen mes popujve amerkianë dhe shqiptarë përmes promovimit të vlerave dhe interesave të përbashkëta.
The Pan-Albanian American Congress
Kongresi Panshqiptar Amerikan