MENU
klinika

Vaksinimi i gjithë shqiptarëve

Rama: Aspak më vonë se sa vendet e tjera, në Europë e në rajon po se po

17.02.2021 - 09:53

Një ditë pasi Shqipëria nisi me Shkodrën vaksinimin e më të moshuarve kundër koronavirusit, kryeministri Edi Rama zgjedh t’i përgjigjet skeptikëve të këtij procesi, por edhe kritikëve të Rindërtimit.

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri shprehet i sigurt se “do t’ia dalim”.

Pavarësisht vështirësive që po hasin edhe vende të tjera të botës me vonesa apo mungesa dozash të vaksinës anti Covid, Rama shkruan se “duke e kapërcyer malin e vështirësive, siguruar të gjitha dozat e nevojshme dhe vaksinuar krejt popullin aspak më vonë se sa vendet e tjera, në Europë e në rajon po se po”.

POSTIMI I PLOTE

Mos e harroni që të nesërmen e tërmetit askush s’e besonte që do t’ia dilnim rimëkëmbjes së atyre mijëra e mijëra familjeve të mbetura pa strehë – por ne po e fitojmë hap pas hapi betejën e Rindërtimit, për të gjitha ato familje dhe për Tiranën, Durrësin, Kurbinin, Krujën, Vorën, Kamzën, Lezhën, Mirditën, Kavajën, Rrogozhinën e krejt Shqipërinë🇦🇱

Po njësoj do t’ia dalim vaksinimit të të gjithë qytetarëve të këtij vendi, hap pas hapi, duke e kapërcyer malin e vështirësive, siguruar të gjitha dozat e nevojshme dhe vaksinuar krejt popullin aspak më vonë se sa vendet e tjera, në Europë e në rajon po se po❤️
*Shkodër