17.02.2021 - 10:55
Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet për vrasjen e 34-vjeçarit Eri Zefi, ngjarje e ndodhur me 2 tetor të vitit 2019 në fshatin Zall-Xhuxhe të Njesisë Administrative të Fanit në Mirditë.
Në lidhje me këtë krim është dërguar i pandehur Mikel (Gjovalin) Alia dhe ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes së kryer në bashkëpunim.
Vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës të 1 tetorit të vitit 2019-të pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës në një kanal 50 metra larg rrugës së kombit, ndërsa ekzekutimi i të riut dyshohet të jetë kryer për hakmarrje, pasi vëllai i tij është i dënuar për vrasje.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Pesë viktima në katër vite