MENU
klinika

ku renditen Turqia, Greqia, Izraeli, Serbia..

Ushtritë më të fuqishme në botë për 2021

17.02.2021 - 13:31

Global Firepower ka publikuar listën e vendeve sipas fuqisë ushtarake për vitin 2021. Lista me ushtritë më të fuqishme ushtarakisht në botë nuk ka ndryshime në vendet e para të saj ku kryesohet nga SHBA-të me një indeks tepër të lartë, ndjekur nga Rusia dhe Kina në vend të dytë dhe të tretë me një diferencë të madhe në raport me amerikanët sa i përket fuqisë ushtarake, investimeve si edhe potencialit ushtarak.

Në vend të katërt renditet India, e pesta Japonia dhe e gjashta Koreja e Jugut, e ndjekur në vend të shtatë nga Franca dhe të tetë nga Britania e Madhe.

Brazili renditet i nënti dhe Pakistani i dhjeti. Shteti islamik është zgjeruar ushtarakisht këtë vit me investimet e bëra për shkak të rivalitetit të madhe me Indinë duke u rritur në renditje.

Duhet theksuar se pjesa më e madhe e vendeve më të fuqishme janë fuqi bërthamore, përveç Koresë së Jugut dhe Japonisë, të cilat ia kanë ndaluar vetes prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë.

Turqia renditet në vendin e 11 duke lënë pas Italinë dhe Egjiptin në vendet e 12 dhe 13.

Renditja sipas GlobalFirepower për vitin 2021

1-SHBA


2-Rusia

3-Kina


4-India
5-Japonia
6-Koreja e Jugut
7-Franca
8-Britania e Madhe
9-Brazili
10-Pakistani
11-Turqia
12-Italia
13-Egjipti
14-Irani
15-Gjermania
16-Indonezia
17-Arabia Saudite
18-Spanja
19-Australia
20-Izraeli.

….

29-Greqia

….

61-Serbia 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Nga debati me Joe Biden te dy atentatet e dështuara ndaj Donald Trump

Momentet kyçe të një fushate zgjedhore të paprecedentë

Pse plani mund të bëjë “revolucion” në Evropë

Suedia ofron 30 mijë euro për emigrantët që largohen nga vendi

Dëshmia: Vëllait tim iu premtua punë në administratë…

Si mashtrohen shtetasit e huaj që të luftojnë për Rusinë?