MENU
klinika

Për të vjedhur informacione mbi vaksinën

Hakerat sulmojnë sistemin informatik të gjigantit farmaceutik Pfizer

17.02.2021 - 13:42

Hakerat  koreano-veriorë janë përpjekur të hyjnë në sistemin informatik të gjigantit farmaceutik Pfizer, për të vjedhur informacione mbi vaksinën dhe trajtimet kundër koronavirusit.

Mediat koreano jugore bëjnë te ditur se shërbimi i inteligjences se Koresë se Jugut ka vene ne dijeni per kete sulm kibernetik  deputetet ne Seul, gjate nje takimi te mbyllur.

Pas këtyre lajmeve shërbimi inteligjent koreano-jugor beri te ditur se ai nuk ka përmendur ndonjë emër kompanie konkrete. Por një deputet, qe u be burimi i lajmit, theksoi se Koreja e Veriut ka vjedhur informacione të vaksinës Pfizer dhe gjithashtu është përpjekur të vjedhë teknologji nga kompanitë farmaceutike koreano-jugore.

Megjithatë, mbetet e paqartë se kur është kryer hakerimi i sistemit te të dhënave te Pfizer dhe nëse është arritur apo jo te merren informacione për vaksinën dhe ilaçet e tjera të kësaj kompanie.

Korea e Veriut i ka mohuar akuzat. Megjithatë vitet e fundit ajo është akuzuar për disa sulme kibernetike. Nder to spikat ai i vitit 2013, që paralizoi serverat e institucioneve financiare të Koresë së Jugut.

Në Nëntor të vitit të kaluar, ishte kompania Microsoft që denoncoi ndërhyrje në disa kompani farmaceutike nga ana e Rusisë dhe Koresë së Veriut, pavarësisht se përpjekjet nuk arritën të kishin sukses.

Korea e Veriut akuzohet shpesh se është përpjekur të marrë informacione të rëndësishme te vendeve te tjera për te mbushur arkën e boshatisur, për shkak të sanksioneve ndërkombëtare që i ndalojnë asaj pjesën më të madhe te shkëmbimeve tregtare me vendet e tjera.

Sipas ekspertëve të informatikës, vjedhja e informacioneve të kompanisë Pfizer nga Koreja e Veriut ka për qellim shitjen e tyre më shumë se sa zhvillimin e një vaksine nga shteti diktatorial.

Pavarësisht se zyrtarët e vendit komunist nuk kane deklaruar asnjë rast me Covid-19, Korea e Veriut ka porositur një ngarkesë prej 2 milion dozash vaksine nga Astra-Zeneca, që pritet të mbërrijnë brenda gjashtë muajve të parë të këtij viti, përmes skemës COVAX.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!