MENU
klinika

Këto janë simptomat më të zakonshme

Çfarë ndodh pas vaksinimit kundër Covid-19?

18.02.2021 - 08:00

Të gjithë ata që marrin vaksinën kundër koronavirusit mund të përballen me disa efekte të lehta anësore, të cilat janë normale dhe të parashikuara nga shkencëtarët.

Sipas ekspertëve, për shumë persona efektet anësore janë më të fuqishme pasi të marrin dozën e dytë. Ekspertët e shëndetit thonë se këto efekte anësore janë thjesht shenja normale që trupi juaj po ndërton përgjigjen imune që i nevojitet për t’ju mbrojtur nga sëmundjet e rënda.

Por, cilat janë gjashtë më të zakonshmet dhe si të menaxhojmë?

Efektet anësore më të zakonshme pas vaksinimit përfshijnë:

Dhimbje, ënjtje ose skuqje pas vaksinimit;

Ethet e lehta;

Dridhje;

Lodhje;

Dhimbje koke;

Dhimbje të muskujve dhe nyjave.

Express.co.uk shkruan se vaksinat funksionojnë duke “mashtruar” trupin që të mendojë se ka një virus dhe duke ngritur një mbrojtje kundër tij. Shumë mjekë sugjerojnë që njerëzit të shmangin marrjen e vaksinës nëse përpara kanë një dite të ngarkuar, kështu që ata janë në gjendje të pushojnë nëse ndihen të plogësht pas marrjes së dozës.

Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!