MENU
klinika

Qetëson virologu italian: Shihni çfarë ndodh me fruthin!

“Moda e re, të terrorizosh me variantin e ri!”

18.02.2021 - 12:25

Akademiku dhe virologu i njohur italian Roberto Burioni bën apel për qetësi në kushtet kur mediat po raportojnë të dhëna për zbulime të varianteve të reja të Covid. Sipas tij, nuk ka asnjë të dhënë se variantet e reja i nxjerrin ‘jashtë loje’ vaksinat. Ai bën krahasimin me epideminë e fruthit, që pavarësisht transformimit të virusit, vaksina nuk ka ‘dalë jashtë loje’.

Mesazhi i plotë në ‘Medical Facts di Roberto Burioni’

Moda e re është “të terrorizosh me variantin e ri”. Dua t’u vë në dukje që variantet virale krijohen vazhdimisht dhe deri në provën e kundërt, nuk përfaqësojnë një rrezik. Vlen për variantet ajo që vlen për qytetarët: të pafajshëm derisa të provohet e kundërta.

Në veçanti nuk ka asnjë element që na bën të mendojmë se ato variante që janë evidentuar tashmë i bëjnë joefektive vaksinat më të fuqishme, përkundrazi të dhënat paraprake duket se sugjerojnë të kundërtën, edhe nëse pastaj natyrisht duhet të shohim çfarë ndodh konkretisht.

Për shembull, konkretisht në Izrael varianti “anglez” është përballuar më së miri nga vaksina. Të ardhmen nuk mund ta parashikojmë, por nuk është e thënë që një variant rezistues ndaj vaksinës mund të shfaqet, mendoni vetëm ndaj fruthit që ka një mekanizëm replikimi të gjenomit të RNA-së shumë më të pasaktë se koronavirusi dhe prodhon më shumë mutacione se koronavirusi.

Vaksina kundër fruthit është prodhuar në vitet ’60 dhe është ende efikase si ditën e parë.

Qetësi dhe vaksina, mbi të gjitha shumë vaksina. Nëse ka, t’i bëjmë, nese jo, t’i prodhojmë, nëse jemi me vonesë të mos humbasim më shumë kohë. Të vaksinojmë!

Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!