19.02.2021 - 09:23
Kryeministri Edi Rama, përmes një videoje ka shfaqur ndryshimin e qendrës së Rrëshenit.
Po ashtu, në video ilustrohet dhe transformimi i shkollave, pallatit të sportit, ndërtimi i 20 km kanale vaditëse dhe rinovimi i Nënstacionit Elektrik.
“Për të vazhduar me veriun ku sipas disave këtu, nuk kemi ba kurrgja hiç”, shkruan ndër të tjera kryeministri.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES
dhe me kryeqendrën e Mirditës, Rrëshenin, për të vazhduar me veriun ku sipas disave këtu, nuk kemi ba kurrgja hiç, madje ka qenë shumë më mirë deri para 7 vjetësh, ju uroj një ditë të mbarë