Britney Spears njihet për performancat e saj në skenë, ku gjithmonë arrin të tërheqë vëmendjen me paraqitjen e saj.
Ajo kurrë nuk ka hezituar të eksperimentojë me veshjen, madje tashmë që ka arritur edhe linjat e saj perfekte, as që do të mendonte të bënte të kundërtën.
Mbrëmjen e së dielës, Britney Spears mbajti një koncert që do të mbahet mend gjatë. 36-vjeçarja u shfaq me të brendshme, ndërsa gjatë interpretimit tregoi të gjithë energjitë e saj.
Një prej veshjeve të Britney Spears përfshinte një ‘body’ të kuqe dhe një palë çizme të gjata. Më pas u ndërrua për të dalë me të brendshme të kuqe dhe me geta rrjetë. Fansat e saj mbetën pa fjalë kur doli për të performuar hitet e saj.