MENU
klinika

"Janë siguruar doza për 800 mijë persona"

Shefja e Programit të Vaksinimit: Procesi do të zgjasë të paktën një vit

19.02.2021 - 12:43

Pothuajse e gjithë vëmendja e opinionit publik, jo vetëm shqiptar, është përqendruar në vaksinimin e popullsisë ndaj COVID-19, me shpresën që ky proces të përshpejtojë rikthimin e normalitetit në përditshmërinë tonë, të cenuar nga pandemia tashmë prej një viti.

Erida Nelaj, shefe e Programit Kombëtar të Vaksinimit, tregon për A2 bilancin e deritanishëm të vaksinimit në vend, hapat e mëtejshmëm drejt përfundimit të tij, si dhe rezultatet mbi efektet anësore që shqetëson një pjesë të popullatës.

“Janë bërë mbi 3 mijë vaksinime, me 2400 doza të para, tashmë 640 persona kanë marrë të dyja dozat. Procesi ka shkuar mirë, përtej disa efekteve të lehta si dhimbje koke, ose temperaturë kalimtare, nuk ka pasur efekte anësore domethënëse.

Edhe tek të moshuarit nuk kemi lajm të efekteve të rëndësishme, përtej dhembjes në zonën e injeksionit”, sqaron Nelaj, që shton se për momentin janë vaksinuar vetëm të rezidentët në shtëpitë e të moshuarve, ku vaksinohen të gjithë pa diferencim moshe.

Në botë, nuk mungojnë rastet e personave të vaksinuar plotësisht, që më pas janë riinfektuar, në Shqipëri janë raportuar dy raste të tilla, por Nelaj mendon se kjo statistikë nuk duhet të shqetësojë.

“Kur vaksinohemi, nuk do të thotë që jemi të paprekshëm nga virusi, sidomos mjekët. E rëndësishme është që të arrijmë të krijojmë antitrupa. Edhe nëse rezultojmë pozitivë, e rëndësishme është që mos të përhapet sëmundja, ose nëse sëmuresh lehtë të mos ketë komplikacione të mëdha, dhe absolutisht të shmanget vdekja”.

Por Nelaj dëshiron të bëjë të qartë edhe diçka, përtej vaksinimit. “Edhe nëse e kemi kaluar COVID-19, është e rëndësishme që të vaksinohemi për të rritur sasinë e antitrupave. Shtame të reja po qarkullojnë dhe vaksinat janë ende efektive për këto shtame, në të ardhmen mund të ketë nevojë për një vaksinë të re.

Kujdesi nuk duhet të ulet kurrë, edhe pas vaksinimit. Ashtu siç thotë vetë kompania e virusit, pas dy dozave duhet të kalojë edhe një javë që personat të krijojnë imunitet. Distancimi social dhe maskat do të duhen edhe pas vaksinimit, sepse procesi do të jetë i gjatë, dhe popullsia po e ul vëmendjen”.

Sipas Nelajt, “janë siguruar doza për 800 mijë persona, me dy doza, 500 mijë Pfizer dhe 1 milion e 114 mijë të AstraZeneca-s, nga mekanizmi i  COVAX. Po punohet ndërkohë edhe për vaksina shtesë me AstraZeneca-n dhe të tjerë.  Por ky është proces i gjatë, dhe mund të zgjasë pothuajse një vit”.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin