MENU
klinika

Eugena Tomini: Sigurisht që...

Do të shtrëngohen masat anti-COVID nesë zbulohen mutacionet?

19.02.2021 - 17:38

Zv/ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini foli për masat nëse vërtohet që mutacionet e reja të Covid-19 kanë mbërritur edhe në vendin tonë.

“Sa i përket masave, nëse do dedektojmë qarkullime të mutacioneve në vend, sigurisht që masat janë po njësoj. Por niveli i alertit është i ngritur tashmë edhe përkundrejt kësaj transmetueshmërie dhe pozitivitetit“, u shpreh Tomini.

Ajo shtoi se, nga studimet e deritanishme, mutacionet e reja kanë një transmetueshmëri të lartë por sa i përket simptomave dhe shenjave klinike janë njësoj agresive sa Covid-19.

“Nga të dhënat e studimeve të pjesshme, ndoshta jo përfaqësuese për popullata të caktuara ku edhe janë dedektuar mutacionet, sigurisht që është parë niveli i transmetueshmërisë, që është një transmetueshmëri e lartë. Përsa i përket hasjes së klinikës apo vijueshmërisë së shenjave klinike dhe agresivitetit të tij ka qenë në të njëjtat nivele, siç i ka shprehur edhe Covid-19″, tha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Masat kufizuese nuk prekin vetëm ish-Bllokun

Biznesi refuzon skenarin e një mbyllje të dytë të ekonomisë