MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Më mpihen vazhdimisht duart. Si shpjegohet?

20.02.2021 - 11:23

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Më mpihen vazhdimisht duart. Si shpjegohet?

Mjeku: Duart përmbajnë disa nga nervat më të ndjeshëm në trupin tuaj. Sikur edhe njëri nga këto nerva ose një pjesë e tyre është e ndrydhur ose disi e dëmtuar, fillojnë problemet.

Kjo gjendje është mjaft e zakonshme për njerëzit që shpenzojnë shumë kohë duke punuar në kompjuter ose edhe në telefonat celularë.

Së bashku me mpirjen, simptomat e tunelit të kyçit të dorës përfshijnë një ndjesi që një ose më shumë gishtërinj – fryhen dhe japin pickime.

Ka edhe disa faktorë të tjerë që mund të ua kenë shkaktuar, si për shembull çrregullime të tiroides, teprimet me alkoolin, kistet dhjamore, skleroza e shumëfishtë, goditja në tru dhe diabeti.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN