MENU
klinika

"Pas 25 prillit, krimi i organizuar do marrë goditje të prerë"

Meta takon Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme

20.02.2021 - 12:17

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar sot me Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme, znj. Ylva Johansson. Kreu i Shtetit zbardh një pjesë të diskutimit me znj. Johansson teksa e ka falënderuar për mbështetjen e gjithanshme, që BE i jep vendit. Zgjedhjet e 25 prillit kanë qenë një tjetër temë e takimit. Meta deklaron se pas tyre krimi i organizuar do të marrë goditje të prerë dhe Shqipëria do të kthehet në shinat e shtetit ligjor dhe të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut.

“Kënaqësi të takohesha sot me Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme, znj. Ylva Johansson. Një bashkëbisedim i hapur dhe i frytshëm mbi sfidat urgjente të rrugës europiane të Shqipërisë.
E falenderova për mbështetjen e gjithanshme, që BE i jep vendit tonë, përfshirë parandalimin dhe menaxhimin e emigracionit të paligjshëm përmes bashkëpunimit me FRONTEX.
Theksova rëndësinë, që do të ketë zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për rrugën europiane të Shqipërisë.
Pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, krimi i organizuar do të marrë goditje të prerë dhe Shqipëria do të kthehet në shinat e shtetit ligjor dhe të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut. 🇦🇱🤝🇪🇺”, shkruan Kreu i Shtetit.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


100-vjetori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë

Meta: Klima e biznesit është goditur rëndë, koha për rigjallërim…


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!