Gjykata e Lezhes ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 60-vjeçarin Mhill Gega, i cili më 17 janar përplasi për vdekje me automjetin e tij 68 vjecarin Mark Gjeta.
Prokuroria e ka cilësuar ngjarjen vrasje me dashje. Ndërkohë, gjatë dëshmisë së tij në gjykatë autori është shprehur se viktima i doli para makinës dhe nuk mund ta shmangte dot.
“Tentova të frenoj, por ishte akull dhe makina më rrëshkiti. Ne i kishim zgjidhur më herët konfliktet e mëparshëm”, u shpreh ai.
Ngjarja ndodhi në fshatin Bungaj të Mirditës pas një debati mes autorit dhe viktimës.
Ngjarja e rëndë ndodhin pak ditë më parë në fshatin Bungaj të Mirditës. autori dhe viktima kishin pasur konflikte prej një viti, pasi kanë punuar bashkë në një ndërmarrje elektrike. Ditën e ngjarjes ata kanë debatuar sërish.
Në debat e sipër viktima i ka dalë përpara makinës duke i thënë se nuk mund t’i bënte asgjë. Por Gega nuk është menduar dy herë dhe i ka dhënë gaz makinës duke e përplasur Gjetën. Për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.
Në dëshminë e tij para hetuesve, Mhillaj shfaqi pendesë për krimin, duke u shprehur se kishte ndodhur në moment gjaknxehtësie.