MENU
klinika

Verifikon dokumentin e identitetit të falsifikuar

Testohet teknologjia në zgjedhje/ Celibashi: Shmang votimin e dyfishtë

20.02.2021 - 16:40

Kur na ndajnë dy muaj nga zgjedhjet parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar sot një demonstrim të mënyrës së identifikimit biometrik

Pajisja bën të mundur identifikimin e votuesit në kohë të shpejtë, ndërsa shmang votimin e dyfishtë. Të gjitha palët politike sollën përfaqësuesit e tyre për te provuar pajisjen.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi tha se pajisja identifikon qytetarin në 1 minutë dhe se kjo do të shmang votimin e dyfishtë, një nga shqetësimet që është ngritur shpesh si problem në zgjedhjet e kaluara.

“Prezantimi i parë shkoi mirë, ajo që bën përshtypje është e saktësia dhe koha e shkurtër që duhet për të identifikuar votuesin krahasuar me mënyrën e vjetër manual të verifikimit të identitetit. Pajisja e verifikon qartë nëse dikush tenton të votojë me një dokument identifikimi të falsifikuar.  Qëllimi i pajisjes është që të lërë gjurmë të qartë dhe të plotë për rastet kur një votues voton në disa qendra votimi apo jo”, sqaroi Celibashi.

Testimi i pajisjes u krye nga dhjetëra zgjedhës të rekomanduar për të qenë testues nga partitë politike

“Identifikimi elektronik i zgjedhësve do të parandalojë votimin e shumëfishtë dhe votimin për llogari të personave të tjerë. Pajisja siguron evidentimin qartë dhe në mënyrë të pakontestueshme rastet e mësipërme. Personat përgjegjës me këtë rast dënohen penalisht. Zgjedhësi në ditën e votimit do të paraqitet në qendrën e tij të votimit me letërnjoftim ose pasaportë biometrike, për tu identifikuar përmes pajisjes PEI, ku përveç dokumentit të identifikimit do të lërë edhe gjurmët daktiloskopike (shenjat e gishtërinjve), të cilat do të shërbejnë për evidentuar rastet e votimit të paligjshëm”, thuhet në njoftimin e KQZ.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!