MENU
klinika

Kohë pasigurish...

Përse njerëzit përqafojnë teoritë e konspiracionit?

20.02.2021 - 17:48

Autoritetet janë ende duke punuar për të përcaktuar identitetin e atyre që sulmuan Kapitolin më 6 janar, shumë prej të cilëve me sa duket ishin të motivuar nga teoritë e rreme të konspiracionit se ish Presidenti Donald Trump fitoi zgjedhjet e vitit 2020 por se iu mohua fitorja për shkak të manipulimeve të gjera në zgjedhje.

Teoritë e konspiracionit shpesh mbështeten në analizimin e prerë të gjërave në të drejta dhe të gabuara, dhe kjo mund t’i shtyjë njerëzit të bëjnë veprime që mund të mos i kishin menduar kurrë më parë, thotë Peter Ditto, një profesor i shkencave psikologjike në Universitetin Irvine të Kalifornisë.

“Moralizimi i çështjeve i mobilizon njerëzit të veprojnë”, thotë ai. “Nëse do të besoja se zgjedhjet amerikane ishin vjedhur nga fituesi legjitim, me siguri që do të sulmoja edhe Kapitolin. Është një veprim i llogjikshëm nëse kjo do të kishte ndodhur vërtet. Problemi është, se nuk ndodhi”.

Sipas një studimi të Universitetit Emory botuar në revistën Journal of Personality, njerëzit që kanë më shumë gjasa të përqafojnë teoritë e konspiracionit janë më pak kërkues dhe shpesh shfaqin prirje narcisiste, të tilla si një ndjenjë e tepruar e vetë-rëndësisë, nevoja për vëmendje dhe admirim, marrëdhënie problematike, mungesë ndjeshmërie për të tjerët dhe që kanë një vetëvlerësim të brishtë.

Nika Kabiri, eksperte në procesin e vendimmarrjes njerëzore pranë Universitetit të Uashingtonit në Siatëll, thotë se të gjithë tërhiqen potencialisht nga teoritë e komplotit, edhe pse disa shumë më tepër se të tjerët.

“Ne të gjithëve na tërheqin potencialisht ato teori sepse të gjithë e urrejmë pasigurinë. Të gjithëve nuk na pëlqen ideja për të mos ditur pse ndodhin gjërat. Na bën të ndihemi sikur nuk kemi kontroll në botë. Ne duam shpjegim”, thotë ajo. “Është një tendencë e natyrshme që truri i njeriut të kërkojë shpjegime”.

Një teori konspirative është të fajësosh ose të shpjegosh një ngjarje të rëndësishme ose një grup rrethanash si një komplot sekret që zakonisht mendon se është organizuar nga njerëz të fuqishëm. Të menduarit në mënyrë konspirative gjithashtu mund të përqafojë idenë se nga publiku po mbahet një sekret i madh.

Kur një personalitet i shquar, qoftë një regjisor filmi apo një president, përhap një teori konspirative, thotë ekspertja Kabiri, teoria e konspiracionit merr më shumë vëmendje.

“Njerëzit i përkrahin këto besime sepse ata janë tashmë të pakënaqur”, thotë ajo. “Ka diçka që duan, ndoshta, të shpjegojnë diçka që nuk u mbush mendjen dhe teoria u jep atyre një përgjigje për atë që e kanë parë si diçka të pabesueshme”.

Kohët e pasigurive, si pandemia, mund të ndihmojnë në nxitjen e përhapjes së teorive të konspiracionit.

“Në veçanti njerëzit janë më të prirur ndaj mendimit konspirativ, janë të ndjeshëm ndaj këtyre teorive kur ndihen të kërcënuar dhe të shqetësuar, siç janë shumë njerëz tani,” thotë zoti Ditto. “Kur bota duket konfuze dhe e pakuptueshme, si tani. Kur njerëzit janë të vetmuar dhe kërkojnë lidhje me të tjerët”.

Sipas ekspertit Ditto njerëzit shpesh përqafojnë teori konsiprative sepse nuk mund të pranojnë shpjegime të thjeshta për ngjarje tronditëse që u ndryshojnë jetën.

Një teori konspirative në lidhje me sulmet terroriste e 11 shtatorit thotë se kullat binjake në Nju Jork ranë nga një shembje e kontrolluar dhe jo se avionët u përplasën në to.

Spekulimet e pavërtetuara në lidhje me pandeminë COVID-19 thonë se virusi doli nga një laborator kinez dhe ishte ndoshta një armë e sajuar biologjike.

Shumë amerikanë e kanë të vështirë të besojnë se Presidenti John F. Kennedy, një figurë e rëndësishme politike, u vra nga një njeri i vetëm i armatosur, një djalë i thjeshtë, prandaj përqafojnë idenë e paprovuar se duhet të ketë pasur një komplot më të madh për të vrarë presidentin.

Studiuesit e universitetit Emory zbuluan se njerëzit që kanë më shumë të ngjarë të përqafojnë teoritë konspirative janë shpesh më pak të pëlqyeshëm dhe më pak të ndërgjegjshëm, ndërsa shoqërohen nga ndjenja e së drejtës së patjetërsueshme, madhështia, depresioni dhe ankthi.

“Nëse jeni në një komunitet të ngushtë, qoftë në mediat sociale ose në jetën reale, me njerëz që i përmbahen të njëjtit besim, ekziston një përkushtim ndaj këtij besimi që është edhe më intensiv sesa nëse e ke menduar vetëm”, thotë Kabiri.

Ditto thotë se një milion vjet evolucion i shtyn njerëzit të futen në grupe me njerëz që ndajnë të njëjtin mendim.

“Ne jemi shumë fisnorë. Ne jemi vërtet të lidhur me njerëzit që janë si ne. Është shumë e pazakontë të kesh një vend ku supozohet të miqësohesh, të lidhesh dhe të bashkëpunosh me njerëz që nuk duken si ty dhe nuk kanë të njëjtat vlera”, thotë Ditto. “Eksperimenti Amerikan, në thelb, është një përpjekje për të punuar kundër të gjitha forcave të evolucionit dhe për t’i shtyrë njerëzit në këtë rrugë pozitive ku ata të bashkëpunojnë. Është shumë më e lehtë t’i ndash njerëzit”.(voa)

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!