MENU
klinika

Kalon mbi 100 mijë numri i të infektuarve në vend

MSH nxjerr shifrat: 13 humbje jetë dhe 1184 raste të reja në 24 orët e fundit

21.02.2021 - 17:20

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë me COVID-19, 1184 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën edhe 13 qytetarë. Kështu numri i përgjithshëm i qytetarëve që janë infektuar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 100,246, ndërsa ai i viktimave në 1,666.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 822 vaksinime anti-Covid. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 5791 vaksina antiv-COVID.Në 24 orët e fundit janë kryer 4013 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1184 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 482 raste në Tiranë, 72 në Vlorë, 68 në Durrës, 57 në Kuçovë, 55 në Elbasan, 34 në Sarandë, 33 në Kavajë, 31 në Mirditë, 30 në Lushnje, nga 29 raste në Shkodër, Gjirokastër, 28 në Fier, 22 në Tepelenë, nga 19 raste në Krujë, Gjirokastër, nga 15 raste në Lezhë, Malësi e Madhe, 14 në Përmet, nga 13 raste në Kurbin, Bulqizë, 9 në Peqin, nga 8 raste në Korçë, Delvinë, nga 7 raste në Berat, Mat, Pogradec, nga 6 raste në Kamëz, Gramsh, nga 5 raste në Devoll, Libohovë, nga 4 raste në Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Vorë, 3 në Patos, nga 2 raste në Pukë, Tropojë, Divjakë, Dibër, Kolonjë, Shijak, Cerrik, nga 1 rast në Has, Vau i Dejës, Belsh, Skrapar, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 796 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 63,329 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 632 pacientë, 40 në terapi intensive nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 8 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 48-81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë.

COVID-19 – Statistika (21 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1184
Të shëruar në 24 orë 796
Të shtruar në spitale 632
Humbje jete në 24 orë 13
Testime ditore 4013

Testime totale 440,490
Raste pozitive 100,246
Raste të shëruara 63,329
Raste Aktive 35,251
Humbje jete 1,666

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21449
Fier 2888
Durrës 1833
Vlorë 1816
Shkodër 1466
Elbasan 1087
Lezhë 1031
Berat 1017
Korçë 966
Gjirokastër 938
Dibër 382
Kukës 378

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN